Zv. ambasadori i OSBE-së në Teatër: Jam mbështetës i objekteve kulturore në Tiranë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.ambasadori i OSBE Robert Wilton ka qenë dje i pranishëm në Teatrin Kombëtar, nga ku ka shprehur mbështetjen e tij për objektet klasike dhe elegante të Tiranës.

Zv. ambasadori ka folur edhe për shfaqjen e luajtur në teatër, ku u shpreh se “kurrë nuk është vonë për të reflektuar, në një mënyrë aq të fortë, aq artistike, për këtë çështje.”

“Kanuni i femrave’ ka qenë një shfaqje e mahnitshme për mua, shumë interesante, me një peshë shumë të fortë. Ruante rrënjë shumë të forta të kombit dhe trajtonte rolin e grave përsa i përket Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ka qenë diçka tepër kontroverse dhe prekëse. Madje edhe sot, në botën tonë moderne jemi duke u ballafaquar me mungesën e të drejtave të grave, me ngacmimet ndaj grave. Pra kurrë nuk është vonë për të reflektuar, në një mënyrë aq të fortë, aq artistike, për këtë çështje.

Shfaqje shumë e thjeshtë, klasike. Pa ngarkesa në skenografi dhe fustanet e thjeshta, ngjyrat po ashtu. Këta elementë shumë të thjeshtë kanë krijuar diçka esenciale dhe shumë të fortë. Secili nga ne duhet të reflektojë rreth performancave të tilla, rolin e gruas në vetvete, për mënyrën se si shoqëria jonë trajton gratë. Përgjithësisht jam tifoz i kulturës së Shqipërisë, të shqiptarëve edhe për objektet klasikë e elegant të Tiranës. Ishte kënaqësi të isha këtu dhe të shfaqja besimin tim në çështjet esenciale të barazisë gjinore”

Zjarr Tv Ad