Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka kujtuar sot 2 vite më parë, ku Shqipëria u godit nga një tërmet i, i cili shkaktoi 51 hum*bje jete dhe rrënoi qindra shtëpi.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmetaj shkruan se ajo lëkundje e fortë që mori jetë, la gjurmë të thella në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Ndër të tjera ai falenderon ata që dhanë kontributin e tyre, duke u solidarizuar me familjet, ku përfshihen ekipet e kërkim-shpëtimit, mjekë e infermierë, policë e forcat e mbrojtjes etj.
Ahmetaj shton më tej se pavarësisht fatkeqësisë, Shqipëria arriti t’ia dalë, duke strehuar familjet e prekura, si dhe duke ndërtuar shkolla e koposhte të cilat u rrënuan nga mëngjesin e 26 Nëntorit 2019.
Postimi i plotë i Arben Ahmetajt:
Në 2-vjetorin e një agimi te trishtë që tronditi vendin në themele, mori jetë dhe la gjurmë të thella në mendjet, zemrat dhe kujtesën e të gjithëve ne, mendimi i parë shkon për ata që fatkeqësisht nuk janë mëNjë falenderim nga ana tjetër për solidaritetin, humanizmin dhe kontributin e cilitdo u angazhua në këtë proces, ekipet e kërkim-shpëtimit, mjekë e infermierë, policë e forcat e mbrojtjes, ekipet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve vendas e të huaj, sipërmarrësit e hoteleri-turizmit që ofruan një strehë të ngrohtë për familjet e prekura, donatorëve të vendit, diasporës apo fqinjëve e partnerëve të Shqipërisë, çdo punonjësi të angazhuar me rindërtimin, çdo punëtori në mbi 3 mijë kantierë të hapur në 11 bashki.
Sot secili ka një arsye për t’u ndier krenar. Ia dolëm të ringrihemi më të fortë, të rindërtojmë më mirë, më sigurt, më bukur dhe mbi të gjitha Falas!
Ia dolëm, për çdo shtëpi, pallat, lagje, çerdhe, kopësht e shkollë të re, qendër shëndetësore, për çdo km rruge dhe infrastrukturë të re, e nuk do të ndalemi deri sa vitin e ardhshëm të kemi fshirë edhe gjurmët e fundit të tërmetit.
Me mbi 11 mijë apartamente e mbi 4 mijë shtëpi individuale të reja, mbi 37 mijë banesa të rikonstruktuara me grante cash, 168 shkolla, kopshte e çerdhe e 28 kantierë të infrastrukturës moderne në lagjet e reja, Rindërtimi është një program unik zhvillimi urban, ekonomik e social, që mbi të gjitha prek familjet më të varfëra dhe ata më në nevojë, shprehja më kuptimplotë e vëmendjes dhe përgjegjshmërisë së një qeverie ndaj njerëzve të vet dhe padyshim, krenaria ime më e madhe profesionale.