Zv.ministri: Shqiptarët paguajnë faturën më të ulët të energjisë në botë

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendës ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja deklaron se qytetarët shqiptarë paguajnë faturën më të ulët për energjinë në botë, por pa llogaritur të ardhurat e ulëta.

“Faturën e energjisë shqiptarët e paguajnë më të ulët në të gjithë botën”, tha Bejtja i ftuar në “Bardh a Zi” për të diskutuar mbi fashat e vendosura për përballimin e krizës së energjisë.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me konsumatorët që nuk e paguajnë dot faturën për fashën mbi 800 kilovat, Bejtja tha: “Sot shqiptarët janë në vështirësi kur harxhojnë 6-7 mijë lekë në muaj. Janë shumë kaq lekë.

Dhe me kaq është 450-600 kwh.”

Duke u ndalur më tej tek TEC-i i Vlorës, zv.ministri tha se është duke u riparuar dhe në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet të nisë prodhimin. Sipas tij objektivi është që në vitin 2024 të mos ketë probleme të tilla me energjinë.

“TEC i Vlorës është instaluar, që në 2009 duhet të ishte në prodhim. Ka pësuar një defekt që duhet të riparohet, është shumë i rëndë. Për 7-8 vite ka qenë i paleverdishëm, do të prodhonte me çmim të lartë. Është në proces marrje pasash për riparimin dhe për riparimin e sistemit të kombinuar. Në momentin që do të jetë e mundur, në 6 mujorin e parë të vitit të vjen do të fillojë prodhimin edhe TEC-i i Vlorës. Ne shpresojmë që në 2024 të mos kemi problemet që kemi sot”, deklaroi Bejtja. g.v/abcnews.al

Zjarr Tv Ad