Zv.ministri thirrje qytetarëve: Bëhuni nikoqirë siç kanë qenë nënat tona, kurseni energji

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ilir Bejtja, i ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energji dhe se 800 KË i mundëson që të mos prishin standardin e tyre të jetesës.

Ai tha se nëse qytetaret janë nikoqir siç kanë qenë dikur, atëher nuk konsumohen mbi 500 KË.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve. Nëse sot edhe në 800KË shkon të kursejë e të jetë nikoqir siç kanë qenë nënat tona dikur, të jeni të sigurt që nuk i kalon 500 KË konsum. Mund të kursehet shumë, s’ka arsye që shtëpia në çdo centimetër të jetë e ngrohur, ska arsye të jetë e ndriçuar rreth e përqark si një llambë lumineshente. Me 800 KË nuk e kemi prekur cilësinë e jetesës sepse mbi 96% e familjeve nuk e kalojnë 800-tën sot”, është shprehur Bejtja në edicionin e lajmeve në “Klan News”.

Zjarr Tv Ad