Zëvendës ambasadori amerikan në Tiranë, David Muniz, gjatë një interviste për ‘Gazetën Shqiptare’ ka lëshuar deklarata të forta në drejtim të qeverisë shqiptare.
Muniz ka folur për korrupsionin që ka kapur qeverinë dhe sa e madhe është kjo pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit por edhe për invetitorët e huaj.
Çështja e korrupsionit është shumë e përhapur këtu. Nuk shikojmë aq shumë investime sa do të donim. Ne duam të shohim më tepër investime dhe do të donim ta shikonim marrëdhënien ekonomike si vitale, sepse është një shenjë e mirë për të dyja vendet, kur ne ndajmë një marrëdhënie të fortë ekonomike.
Të krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend, që ndoshta nuk do të bëjë biznes sidomos me kompani të mëdha, të cilat kanë edhe opsione të tjera”, ka thënë Muniz në lidhje më korrupsionin në Shqipëri dhe efektin e tij për stopimin e zhvillimit ekonomik..
Ekzistojnë disa sfida për investitorët amerikanë në Shqipëri. Është çështja e korrupsionit për të cilën është folur shumë sa u takon investimeve të huaja. Do të përmend edhe tenderat publikë.
Të bësh sistemin e drejtësisë të funksionojë në një mënyrë më efikase, të efektshme dhe të drejtë do të jetë kritike për të parë zhvillim ekonomik në Shqipëri”, ka deklaruar Muniz.