Zvarriten çështjet gjyqësore në Durrës

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Delegimi i gjytarëve të Durrësit në qytetin e Kavajës ka krijuar vonesa në përfundimin në kohë të  cështjeve  për të cilat janë deleguar përgjatë vitit 2018, duke krijuar në këtë mënyrë vonesa dhe zvarritje me shqyrtimin e dosjeve. Këtë fakt e ka bërë të ditur Krytarja e Gjykatës së Rrethit të Durrësit, Joana Qeleshi gjatë analizës vjetore të këtij institucioni.

Sipas saj, në Gjykatën e Durrësit ka një rritje të ndjeshme të cështjeve të mbartura me rreth 1230 të tilla ose 339 më shumë se viti 2017. Shkak për këtë situatë janë bërë parashikimet e reja ligjore sa i përket pezullimit të gjykimeve, vecanërisht kjo e theksuar për cështjet penale. Ndërkohë, e pranishme në analizë ishte dhe Prokuroria e Rrethit të Durrësit, Anita Jella,  e cila gjatë fjalës së saj, e quajti sfidues vitin 2018 për organin e akuzës, ndërsa mbetet shqetëses kthimi I dosjeve për hetim

Problematikë mbetet në Gjykatën e Durrësit dhe mbulimi me audio i sallave dhe mungesa e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e tyre. Për vitin 2018 në Gjykatën e  Durrësit janë regjistruar rreth 600 cështje me shumë se në 2017, ose 8426 cëshjte civile dhe penale të shqyrtuara, ku vetëm 6723 prej tyre janë përfunduar.

 

 

Zjarr Tv Ad