Zvicër/ Bonus prej 3000 franga për të pasur një fëmijë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke filluar nga viti 2019, kantoni Ticino në Zvicrën jugore, do të ofrojë shpërblim për prindërit e fëmijëve të sapolindur ose të sapoadaptuar. Për të marrë këtë shpërblim, familja nuk duhet të tejkalojë 110 000 franga në vit.

Ticino bashkohet me nëntë kantone të tjera zvicerane që tashmë ofrojnë një bonus për njerëzit që kanë fëmijë. Në Luzern, Zvicrën Qendrore, Schëyz dhe Uri, si dhe në Fribourg, Jura dhe Neuchâtel – prindërit marrin CHF 1.000-CHF 1.500. Shkalla është deri në 3.000 franga në Gjenevë, Valais dhe Vaud.

Sidoqoftë, shpenzimet për fëmijët janë shumë të shtrenjta. Përkujdesja ditore private, për shembull, mund të jetë nga 60 deri në 150 në ditë, në qytete si Bernë dhe Cyrih, përcjell albinfo.ch.

Por, ligji federal parashikon se fëmijët nën moshën 16-vjeç duhet të marrin 200 franga  dhe 250 franga për moshën 16-25 vjeçare, përveç nëse fëmijët vetë fitojnë mbi 28.200 franga një vit.

Disa kantone janë më bujarë; Valais, për shembull, jep CHF 375 ​​dhe CHF 525, respektivisht në muaj. Ndërkohë edhe në vendit tonë, kryeministri Rama dhe qeveria e tij prej kohësh ka deklaruar se do të mbështes lindjet e bebeve përmes banuesve. Sipas tij, fëmija i parë do të marrë një shpërblim prej 40 mijë lekësh të reja, i dyti 80 dhe i treti 120 mijë lekë të reja.

Zjarr Tv Ad