Zvicër, serbët sulmojnë shqiptarët

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vazhdon e njëjta histori! Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Bern të Zvicrës në prag të ndeshjes Young Boys – Crvena Zvezda. Tifozët serbë kanë hedhur kanacet e birrave në drejtim të ndërtesës që gjendeshin shqiptarët e Kosovës dhe kanë bërë sharje kolektive e të njëpasnjëshme.

Sipas burimeve që vijnë nga mediat vendase, tifozët serbë kanë sulmuar shqiptarët verbalisht, por edhe me sende të forta.

Gjatë shëtitjes në sheshin Delie, tifozët e Crvena Zvezda që njihen për krime e vandalizëm kanë hedhur birrat e tyre në drejtim të dritareve të shqiptarëve. Përvec kësaj, serbët kanë bërtitur dhe kënduar këngë nacionaliste e shoviniste, e më pas kanë vazhduar me fyerje të tjera.

Situata është normalizuar pasi ka ndërhyrë policia zvicerane, e cila vuri rregullin e duhur. E gjitha kjo ndodhi disa orë para fillimit të Young Boys – Crvena Zvezda, një ndeshje e vlefshme për kompeticionin Champions League. Takimi midis këtyre dy ekipeve përfundoi në shifrat 2-2.

Zjarr Tv Ad