Zvicra sulmon Kosovën për infektimet e larta nga emigrantët kosovarë, reagon Osmani: Faji i qeverisë tuaj, erdhën të pavaksinuar

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë ditëve të fundit kemi patur një rritje alarmante të numrit të së infektuarëve dhe viktimave nga Covid-19 në Zvicër, ku disa media vendase shkruajnë se kjo është ndikuar nga kthimi i shqiptarëve pas pushimeve në Kosovë.

Në lidhje me këtë fakt presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka hedhur fajin shtetit zvicerian i cili nuk ka vaksinuar popullin e tij.

Osmani ka thënë se Kosova kishte pak infektime para se të vinin emigrantët nga Zvicra dhe nga vendet  tjera.

Ajo shfrytëzoi këtë deklaratë të sajën në Forumin Ekonomik Zvicerian, për ti bërë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve të saj në Zvicër, që të vaksinohen.

 “Vaksinimi jo vetëm që shpëton jetë, por na ndihmon edhe në mënyra të tjera në luftën kundër këtij virusi vdekjeprurës. Dhe mbron ekonominë. Ne kemi nevojë për këto në mënyrë që shoqëritë tona të rimëkëmbet. Prandaj u bëj thirrje bashkëatëdhetarëve të mi kosovarë këtu në Zvicër, por edhe në Kosovë: “Ju lutemi të gjithë të vaksinohuni!” Ky është opsioni i vetëm për t’u marrë me këtë pandemi”, u shpreh Vjosa Osmani.

Ndërsa, kur u pyet se a ndihet fajtore që qytetarët zvicerianë, kur u kthyen nga Kosova “çuan virusin në Zvicër”, presidentja i është përgjigjur:

“Ju flisni për emigrantët kosovarë në Zvicër. Ata janë qytetarë të vendit tuaj të cilët doduhej të ishin vaksinuar në Zvicër. Është detyrë e autoriteteve zvicerane të bindin njerëzit me rrënjë të huaja që të vaksinohen. Të gjithë këta njerëz duhet të ishin vaksinuar në Zvicër para se të udhëtonin në Kosovë. Ne kishim një nga nivelet më të ulëta të infeksionit deri në gusht, dhe numri i infeksioneve u rrit ndjeshëm me mysafirët e pushimeve nga Zvicra dhe vendet e tjera”, ka thënë Osmani për Blick.

Zjarr Tv Ad