Zvogëlohet grupi i Alibeajt mbeten vetëm 8 deputetë që firmosin (EMRAT)

0
1342
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi i përçarësve të Enkelejd Alibeajt është katandisur si mos më keq.

Alibeaj, i cili me rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së mori me vete disa anëtarë të PD-së, për të vijuar misionin e përçarjes së demokratëve, tani është braktisur.

Alibeajt i kanë mbetur pas vetes vetëm 8 ‘kokrra’ deputetësh.

Në një shkresë që grupi i Alibeajt i ka drejtuar Kuvendit, ku kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për përmbytjen nga reshjet e dendura, janë hedhur vetëm 9 firma.

Deputetët që kanë firmosur shkresën janë Helidon Bushati, Ramadaj Likaj, Emilia Koliqi, Merita Bakiu, Andia Ulliri, Flamur Hoxha, Gazmend Bardhi, Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu

Pra, deputetët tjerë kanë braktisur Alibeajn dhe misionin e tij përçarës./ B.A. – CNA.al

Zjarr Tv Ad