Zyra e Lulzim Bashës, nuk i ka pëlqyer deklaratat e djeshme të deputetit Tomor Alizoti dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta s*ulmojnë sot.
Me një shkrim në Facebook, drejtuesja e zyrës për publikun e Bashës, Desada Metaj, ka vendosur të s*ulmojë Alizotin duke i thënë se ‘nuk mund të jesh në PD-në për hir të paraardhësve të vd*ekur apo internuar gjatë komunizmit’. Për Desada Metajn, Alizoti është bërë si Ben Blushi.
Sulmi i Desada Metaj ndaj Tomorr Alizoti:
Nuk mund të jesh në PD-në për hir të paraardhësve të vdekur apo int*ernuar gjatë komunizmit për arsyen e thjeshtë se deri më sot nuk ka ende një ditë për të kujtuar shpirtrat e atyre që sakrifikuan jetën e tyre gjatë di*ktaturës. Dhe PD ka qenë mjaftueshëm në pushtet për ta bërë këtë. Nëse ke hyrë me vonesë në politikë është e pamjaftueshme të mbahesh me historinë familjare dhe të kujtohesh vazhdimisht për vuajtjet. Duhet të ndërmarrësh akte përfaqësimi dhe jo të projektosh karrierën duke pritur nga më i forti. Së paku për të bërë diferencën me topallizimin e PD-së dhe përdorjes së shëmtuar të ‘kartës’ së ish-të përndjekurve.
Nuk mund t’i thuash vetes ‘konservator’ dhe të jesh pre e populizmit, e suksesit që të japin fjalimet ku flitet veç në përgjithësi ‘për varfërinë’ e ku glo*rifikohet Albin Kurti. Dhe për më tepër, nuk mund të citosh Hegelin e ndonjë filozof tjetër, të pretendosh për ideologji e moral dhe nga ana tjetër për zenitin tënd në politikë t’i jesh mirënjohës dikujt që mendimin tënd mund ta zëvendësojë fare thjesht me atë të mis Shqipërisë. Çdo parti ka Ben Blush-ët e vet. Vetëm se origjinali ka shkruar disa libra (me qëlime dhe cilësi të diskutueshme), ndërmori një lëvizje që prodhoi së paku fjalorth të ri politik dhe nuk u frikësua nga zhargoni banal apo s*ulmet e trollave që përdorën kundër tij ‘shokët’ e partisë. Madje nuk përtoi por i shndërroi dhe në personazhe libri.
Dhe për ta mbyllur, në politikën e ditës janë aktet dhe jo idelogjia që të nxjerrin në krye. Janë qëndrimet dhe jo mendimet ambigue, janë përballjet dhe jo fshehja pas gishtit dhe historisë familjare ato që të farkëtojnë dhe bëjnë një lider të fortë. Përndryshe, ka ende vende vakante për analistë në studio se ato të kryetarëve të shoqatave për ish të përndjekurit janë zënë me kohë