Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një autobus me pasagjerë është përplasur në një autostradë në Zyrih.
Autobusi i agjencisë “ Flixbus” ishte nisur nga Genova dhe kishte si destinacion Duseldorfin.
Në këtë mjet udhëtonin dhe dy shqiptarë të cilët kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se autobusi u përplas me një mur dhe nga aksidenti mbeti i vdekur një person, ndërsa 44 të tjerë u plagosën.
Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Zyrih-ut, ku 3 të tjerët janë në gjendje më të rëndë, përfshirë këtu edhe dy shoferët e autobusit.
Sipas mediave italine në autobus ishin duke udhëtuar 49 pasagjerë dhe dy shoferët.