Zyrtare: AC Milan vjen në Kosovë, do të përballet me këtë ekip

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse deri dje mund të ishte një ëndërr tashmë është realitet. Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe AC Milan do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajmin e ka konfirmuar organizatori Agron Selimi, i cili nga Budva e Malit të Zi në prezencë të presidentit të Feronikelit, Naser Ramaj ka zyrtarizuar lajmin.Selimi ishte iniciatorë për ardhjen e klubit rosoner në Kosovë, derisa në opsione ishin edhe pesë klube të tjera.

Tashmë pritet zyrtarizimi edhe nga ana e klubit ‘kuqezi’ për ndeshjen e shumë pritur.

Shumë tifozë të Milanit do të kenë mundësi ti shohin nga afër yjet e tyre të zemrës.

 

Zjarr Tv Ad