Zyrtare, hiqet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj me anë të një postimin në “Facebook” ka njoftuar se do të hiqen kontrollet e dyfishta në kufirin me Kosovën dhe se policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll.

Lleshaj ka theksuar se shumë shpejt do të ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri­Kosovë

Postimi i plotë i Lleshajt:

Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën.

Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll.

Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti

ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë.”

Zjarr Tv Ad