Zyrtare: Jo më në Kosovë, festivali “Sunny Hill” zhvendoset në Tiranë

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Festivali “Sunny Hill” këtë herë nuk do të mbahet në Prishtinë, por në Shqipëri. .

Kanë qenë organizatorët e këtij festivali ata të cilët përmes një njoftimi në faqet e tyre zyrtare bëjnë me dije se do të zhvendosen në Tiranë, pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk u ka kthyer përgjigje përfundimtare orgaanizatorëve për dhënien e tokës në zhfrytëzim.

Postimi i plotë:

“Të njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme!

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.

Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)

Zjarr Tv Ad