Zyrtare: Klubi italian shkarkon trajnerin

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fiorentina e ka shkarkuar trajnerin e saj, Stefano Pioli, pas një serie negative në ligën më cilësore të futbollit italian, shkruajnë mediat italiane, transmeton zeri.info.

“Viola” është pa fitore në shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa tash është në pozitën e dhjetë, pa gjasa t’i afrohet kreut.

Pas humbjes së fundit ndaj Frosinones të dielën, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta ndërprejnë bashkëpunimin me 53-vjeçarin Pioli, ndërsa si kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar atë përmenden trajnerët si Marco Giampaolo, Vizenzo Montella, Euzsbio di Francesco dhe Fabio Liverani.

Zjarr Tv Ad