ZYRTARE: U largua nga Interi me parametra zero, futbollisti zyrtarizohet tek Lacio

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mesfushori Matias Vecino është tashmë zyrtarisht futbollisti më i ri i Lacios. Uruguaiani u transferua nga Fiorentina tek Inter në sezonin 2017-2018 dhe qëndroi tek zikaltërit deri sezonin e kaluar.

Megjithatë gjërat mes palëve nuk shkuan në mënyrën më të mirë të mundshme dhe futbollisti u largua me parametra zero nga skuadra zikaltër për tu transferuar në kryeqytet.

Mesfushori 30 vjecar ka firmosur një kontratë që do ta mbaj të lidhur me skuadrën e Lacios deri në vitin 2025.

Sezonin e fundit me Interin uruguaiani u aktivizua në 17 takime dhe shënoi edhe 1 gol.

Zjarr Tv Ad