Autoriteti i Dosjeve kërkon që të ndryshojë ligji dhe të verifikohen politikanët që dolën të pastër në Komisionet në vitet ’90. Nga dokumenti zyrtar i Autoritetit të Dosjeve, del emri i ish-presidentit Ilir Meta.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagim i deputetes, Mesila Doda.
“Është një gjellë e cila nuk mund të kapërdihet. Por lojërat politike kanë bërë që të ketë një paqartësi lidhur me këtë pjesë. Ajo që kërkova nga Nikolla, është të kërkojë nga Autoriteti i Dosjeve pastërtinë e figurës për 140 deputetët”, u shpreh Doda.
Fjala e plotë e deputetes:
Mbi iniciativën e ardhur nga Autoriteti i Dosjeve, kishim përpara një material me përmbajtje sensitive. Kjo më shtyn të rikthej në memorien tuaj që unë dhe vetë Idrizi kemi propozuar më parë me studentët për hapjen e dosjeve. Është një gjellë e cila nuk mund të kapërdihet. Por lojërat politike kanë bërë që të ketë një paqartësi lidhur me këtë pjesë. Ajo që kërkova nga Nikolla, është të kërkojë nga Autoriteti i Dosjeve pastërtinë e figurës për 140 deputetët. Nëse pas 32 vitesh ende kemi mes nesh kemi persona me të kaluar të errët në dosjet e sigurimit të shtetit, do të thotë se kemi dështuar si shtet.
Emrat duhen bërë publikë jo të vendosen inicialet aty. Unë u njoha vetëm me inicialet, për pjesën tjetër do duhet që të kemi mundësinë që të ketë një ligj të mirë. Unë nuk ju them dot përmbajtjen e dokumentit, por duhet të bëjmë një ligj të fortë që të na ndajë nga ajo periudhë.