Zyrtari serb: Beogradi kurrë nuk do ta lejojë poshtërimin e popullit serb

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtarët më të lartë të shtetit të Serbisë kanë lënë të hapur mundësinë që populli serb në Kosovë të rebelohet deri në atë masë, saqë të ngrihet në këmbë, derisa kanë siguruar se komunat veriore mund të shkëputen nga sistemi kosovar dhe të udhëhiqen nga Organet e Përkohshme në rast se Lista Serbe nuk përfshihet në qeverinë e re të Kosovës. Në veri si në Serbi.

Në ditën e premte, kur Marko Gjuriqi po qëndronte në veri të Mitrovicës, Petkoviqi siguroi se Beogradi kurrë nuk do ta lejojë poshtërimin e popullit serb dhe mohimin e vullnetit të popullit serb.

Ndonëse Petkoviqi nuk e ka thënë drejtpërdrejt, tërthorazi ka potencuar se në një rast të tillë, atëherë gjithçka në komunat veriore do ta marrin në duar të ashtuquajturat Organe të Përkohshme, të cilat në fakt janë komuna paralele. Kjo deklaratë e Petkoviqit për shumëçka ngjan në deklaratën e katër kryetarëve të komunave veriore, të cilët një vit më parë patën dhënë dorëheqje për shkak të taksës 100 për qind në produktet serbe. Më i ashpër është deklaruar ministri i Mbrojtjes i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin. Ai tha se serbët e Kosovës mund të rebelohen, madje ka përmendur edhe kryengritjen si masë ndaj Prishtinës dhe ndaj institucioneve të saj.

“Me tentimet e veta që t’i ndajë serbët e Kosovës dhe të gjejë në mesin e tyre të atillë të cilëve më e afërt është Tirana se Beogradi, Albin Kurti rrezikon jo vetëm që serbët t’i lëshojnë institucionet e Prishtinës, por edhe të ngrihen e të rebelohen. Prishtina është duke kërkuar nga vendet që e kanë njohur Kosovën që serbët të ndalojnë ta dëgjojnë Beogradin. Le të kenë kujdes çka duan, sepse dëshira mund t’u plotësohet”, ka thënë Vulini.

E ndërkaq Marko Gjuriq, më shumë është përqendruar te rasti “Ivanoviq”, për vrasjen e të cilit janë duke u hetuar zyrtarë të Listës Serbe, nënkryetari i saj Millan Radojçiq, i cili gëzon mbrojtjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai ka siguruar serbët e veriut se Ivanoviqi nuk ishte kriminel lufte, ndonëse gjykata e pati dënuar atë me 9 vjet heqje lirie për krime lufte në Mitrovicë. Gjuriqi tha gjithashtu se Serbia nuk do të lejojë kurrë që serbët lojalë të vendosin për serbët e Kosovës, duke fajësuar për këtë drejtpërdrejt Albin Kurtin, i cili sipas Gjuriqit, është duke biseduar vetëm me serbët e vet. “Kam ardhur të shoh se si t’i shpejtojmë ndihmat e Serbisë për serbët e Kosovës. Janë 349 projekte që qeveria e Serbisë po i realizon në Kosovë. Për mua gjithmonë është festë sa herë që vij në Kosovë, edhe pse lodhem, nga këtu gjithmonë kthehem i çlodhur, i freskët dhe i vendosur që bashkërisht me njerëzit tjerë të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat e popullit tonë në Kosovë dhe për interesat e shtetit tonë”, ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad