Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se është mirë me shëndet dhe ka simptoma të lehta.
“Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me Covid 19. Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim. Do të vazhdojë të kryej detyrat nga shtëpia, ndërsa Nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunë.
Familja ime gëzon shëndet të plotë dhe po zbatojmë rekomandimet e mjekëve”, shkroi Tahiri.