Zyrtarizohet fleta e votimit të 25 Prillit, KQZ vendos për përfshirjen e emrave të kandidatëve dhe jo numrave

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit me emra duke rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste që kërkonte një fletë me numrat e kandidatëve.

 

Propozimi i bërë nga Partia Socialiste për një fletë votimi, ku kandidatët identifikoheshin me numra u rrëzua që në hyrje të mbledhjes pasi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, nuk e mori në konsideratë për ta shqyrtuar gjatë mbledhjes së sotme.

 

Gjatë mbledhjes u vendos që madhësia e fletës së votimit të jetë e pandryeshueshme porn ë ato qarqe me numër të lartë kandidatësh si Tirana, të behet zvogëlimi i emrave të kandidatëve.

 

Tashmë shqiptarët do të drejtohen drejt kutive të votimit me një fletë ku kanë të shënuar të gjithë emrat e kandidatëve në garë për të bërë më poas përzgjedhjen e atij që konsiderojnë si më të përshtatshmin për t’i përfaqësuar.

Zjarr Tv Ad