Gjyqtari shqiptar me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji do të gjykoj në shkallën më të lartë të futbollit europian. UEFA i ka besuar ndeshjen eliminatore të vlefshme për Kampionatin Europianin 2020 mes Ishujve Faroe dhe Spanjës.
Për herë të parë në karrierën e tij Jorgji do të vendos drejtësi në një sfidë kualifikuese për Kampionatin Europian, ndërsa ka gjykuar 1 ndeshje eliminatore për një kompeticion madhor si Botërori i 2018 mes San Marion dhe Irlandës së Veriut.
Në skenën ndërkombëtare, arbitri elbasanas ka drejtuar dy ndeshje në Ligën e Kombeve, si dhe në kompeticion për klube Europa League në fazën e grupeve dhe në turin e dytë të Champions League. Por kjo është arritja e tij më e madhe.
Ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Sapnjën dhe do të zhvillohet më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Torsvollur” dhe është e vlefshme për Grupin F.
Mësohet se asistentë të Jorgjit do të jenë gjithashtu ndërkombëtarët Ridigert Çokaj, i Kolegjiumit të Lezhës dhe Rejdi Avdo, i Kolegjiumit të Tiranës. Gjyqtar i katërt është caktuar Juxhin Xhaja, i cili gjykon si kryesor dhe ka stemën e FIFA-s.
Kjo është hera e parë që një gjyqtar shqiptar do të gjykoj ish-kampionët e Botës në një ndeshje kualifikuese.
Në të kaluarën, ish-gjyqtarët e njohur shqiptarë me stemën e FIFA-s, Sokol Jareci dhe Lorenc Jemini, e kanë gjykuar “La Roja” vetëm në ndeshje në miqësore.