360° Gradë – RAMA TË PASURIT QË S’PAGUAJNË UJIN DO DEMASKOHEN PUBLIKISHT

0
323

Hotele në mes të Tiranës, fshatra turistikë apo fabrika të cilat deklarojnë se furnizohen me pus por në fakt vjedhin sistemin e ujësjellësit. Për këto kryeministri Edi Rama ka një paralajmërim, se nëse nuk do të marrin masa do të ndëshkohen duke u bërë dhe shembull publik.

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset e kryeqytetit që vjedhin ujin përmes tubacioneve të ujësjellësit, se pas datës 1 shkurt do penalizohen sipas ligjit si dhe do demaskohen publikisht. Rama nuk beri public emra konkrte por tha se ka mjaft biznese, ndër to edhe hotele në qendër të Tiranës, të cilët deklarojnë se furnizohen me pus, gjë e cila sipas tij nuk është e vërtetë, pasi këto biznese vjedhin ujin nga ujësjellësi.