Ilir Vrenozi flet për sherrin me Erion Kriston

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Korçari i njohur në rrjete sociale Ilir Vrenozi është shprehur se është vënë në shënjestër të sulmeve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, muajt e fundit.

Gjithashtu ai shton se sulmet nuk vonuan dhe i erdhën edhe nga personazhe të ekranit si Erion Kristo, analisti dhe pedagogu.

Megjithatë, në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, Vrenozi deklaroi se tashmë e ka kuptuar arsyen pse kryebashkiaku i Tiranës, kundër të cilit ai ka protestuar i vetëm duke ardhur nga Korça, po e shigjeton rregullisht.

Ilir Vrenozi: Erion Kriston e kam dashur si shumë profesorë dhe njerëz, që mua çuditërisht më duan, pavarësisht se nuk kam intelektin e tyre. Por si një protestues, si një zë qytetar që unë jam, ata kanë respekt…

Me profesor Erion Kriston unë kam pasur një marrëdhënie të veçantë, e kam dashur, edhe më ka dashur. Tani, më datë 5 prill, unë mora pjesë tek protesta e organizuar nga PD kundër Erion Veliajt para bashkisë së Tiranës dhe zanafilla nis këtu: (Tregon videon, momentin kur znj. Argita Malltezi flet në protestë.)

Pas kësaj, unë nuk e mendoja që Erion Veliaj do të dilte në një konferencë për shtyp dhe do të zinte me gojë emrin e Ilir Vrenozit; bashkia e Tiranës është e të gjithë shqiptarëve, por ai tha ç’do Ilir Vrenozi nga Korça të vijë në Tiranë?!

Ilir Vrenozi iku “tek pullë” në Tiranë, po nuk e di pse i dogji atij, nuk e kuptoj. Tërë ajo protestë dhe ai u mor me mua!

Pas dy ditësh, Veliaj del edhe te Grida Duma, po Grida Duma ia ktheu bukur. (Tregon sërish videon).

Pas gjithë këtyre pra, që unë u çudita, thashë: “Ore, ç’ne ky të merret me Ilir Vrenozin, kur aty janë tërë ata protestues dhe Vrenozi një qytetar i thjeshtë”! Pse duhet të merret me Ilir Vrenozin?!”

Po një kolegu yt ma tha shumë bukur: “Ilir, më tha, ti nuk e kupton pse i djeg Erion Veliajt. I djeg sepse Dr. Sali Berisha, kur bëri thirrje për protestë, tha “qytetarë të Tiranës” – kurse ti je qytetar i Korçës, je njeri që duhesh dhe kur vjen ti, protesta hapet përtej Tiranës, prandaj i djeg atij! E kupton?!”

Dhe aty unë e kuptova, sepse, derisa ma tha ai nuk po e kuptoja,” nënvizoi Vrenozi në vijim.

Zjarr Tv Ad