Meta: Ja kur do të largohem nga politika!

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë të ditur në studion e emisionit “3D” të drejtuesit Alban Dudushi në RTSH1 se kur do të largohet nga politika.

I pyetur nga Alban Dudushi, se “në rast se shqiptarët në 2025-n nuk e mendojnë dhe nuk duan t’ju rikthejnë as ju dhe as z. Berisha, do të ikni përfundimisht”, Meta u përgjigj se shqiptarët do të rikthehen në Shqipëri.

“Nëse javën tjetër bëhen 4 milionë shqiptarë plus, lufta ime mbaroi. Unë do të merrem me agroturizëm. Por do të kthehen të gjithë shqiptarët këtu. E ka thënë Papa Françesku, shqiponjat kthehen në folenë e tyre. Vetëm duhet pak guxim dhe organizim. Duket sikur janë të këqij sikur të mirët i kanë nënvlerësuar, tani kjo është histori tjetër”, u shpreh Meta.

Zjarr Tv Ad