A je takuar me Shkëlzen Berishën? Ja si përgjigjet kryebashkiaku Veliaj

0
232
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka mohuar pretendimet se është takuar me Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit, Sali Berisha duke i konsideruar deklaratat si “gënjeshtra”.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se për herë të fundit me Shkëlzen Berishën janë shkëmbyer në oborrin e gjimnazit “Sami Frashëri” kur ishin adoleshentë.

“Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se shpifjet që shpërndahen në oborrin e selisë blu, janë faturë e asaj që ka mbjellë vetë Sali Berisha ndër vite.

Kryebashkiaku i Tiranës i konsideroi “shpifje që shpërndahen në oborrin e selisë blu” duke theksuar se “Saliu, Zeni e gjithë familja e tyre, dhe ajo vajza që vjen këtu te bashkia me molotov e thotë “lironi babin”, janë duke korrur atë që kanë mbjellë vetë”.

“Nëse po shqyhen me njeri-tjetrin, atëherë mirë t’ju bëhet. Sepse vetë Saliu sajonte gjëra të tilla. Saliu vetë, gjatë fushatës së kaluar, tha se Erion Veliaj, në 1977-ën, dy vite para se të lindte, ishte bërë një kitarist i famshëm nga Kalifornia, kishte krijuar edhe një grup roku dhe kishte shkuar në Iran. Pra, sipas tij, unë i kisha bërë gjithë këto mëkate para se të lindja. Parimi është: kush mbjell erë, do korrë stuhi. Saliu, Zeni dhe gjithë familja e tyre, dhe ajo vajza që vjen këtu te bashkia me molotov dhe thotë “lironi babin”, janë duke korrur atë që kanë mbjellë vetë”, deklaroi ai.

Veliaj theksoi se “nuk më jep asnjë emocion një njeri që hodhi një fshat në erë”, ndërsa shtoi se rrugët me Shkëlzen Berishën i kanë ndarë tek oborri i gjimnazit.

“Nuk më intereson fare çfarë thotë ai sepse babanë e tij e kemi mundur tre herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe tre herë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Meqë do të angazhohet politikisht, bujrum le të vijë, të kandidojë. Nuk më jep asnjë emocion një njeri që hodhi një fshat në erë dhe një njeri, i cili prej hallit që ka zënë babanë, detyrohet të shpenzojë paratë e veta, që të sjellë njerëz nga qytetet e tjera sepse nuk i del Tirana në protestë. Në këtë sens, ai të vazhdojë me aventurat e tij, ndërkohë unë kam punë për bërë. Rrugët tona janë ndarë që te oborri i Samiut”, deklaroi kryebashkiaku.

Zjarr Tv Ad