Rama mban fjalim pas shumë muajve në parlament

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projektrezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste, është ajo çfarë i duhet nga Shqipërisë për të mbështetur anëtarësimin e vendit në BE në 2030.

Kreu i qeverisë theksoi se SPAK do të ketë mbështetjen pa kushte të PS, përsa kohë që ai është në pushtet.

Rama u shpreh se “SPAK është ilaç i hidhur që ose e pi ose vdes”, duke shtuar se “kush e pi njëherë po dhe njëherë, jo siç bëni ju të tjerë, jo nuk ka shans të vetë pastrohet dhe të vazhdojë vetëm përpara por vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju tek rrugica e shpresës”.

Teksa kryeministri i ironizoi, deputetët e opozitës godisnin tavolinat në Kuvend.

Edi Rama: “Është çfarë i duhet nga ky parlament Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë për të mbështetur anëtarësimin e vendit në BE në 2030.

Kjo nismë që merre jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë asgjëkundi me komente, janë fantazuar vënia nën kontroll e SPAK, apo që jemi kujtua pas 10 vitesh të luftojmë korrupsionin, Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh. SPAK do të ketë derisa të jem unë këtu mbështetjen pa kushte të kësaj shumicë.

SPAK është ilaç i hidhur që ose e pi ose vdes. Dhe që kush e pi njëherë po dhe njëherë jo siç bëni ju të tjerë, jo nuk ka shans të vetë pastrohet dhe të vazhdojë vetëm përpara por vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju tek rrugica e shpresës.

Prandaj thirrja ime është votojeni sot draftin e rezolutës, po nuk e gjetët forcën për ta bërë mos e bojkotin komisionin. Sa herë u kamë thënë në këtë sallë, kthejuni memories ‘mos bëni këtë, shikoni bëni atë’. Ka dalë siç ju kam thënë. Jo siç keni bërë apo nuk keni bërë. Dhe e dini pse? Për një arsye shumë të thjeshtë. Jo se jam më i zgjuar apo i zoti se ju, por nuk keni dashur të shihni që rrugën që duket shumë e shkurtër ta bëjnë pafundësisht të gjatë. Ndaj ne jemi këtu dhe ju aty. Shëndet dhe me mend në kokën se keni ende shumë për të parë. Ajo që kemi nisur 10 vite më parë të bitiset 5 vite më pas kur flamuri shqiptar doni apo jo ju do ngulet në oborrin e BE në Bruksel.

Zjarr Tv Ad