Bllokohet kalimi në Kakavijë, do të përmirësohet sistemi i hyrje-daljeve

0
168

Policia greke do të ndërpresë kalimin e mjeteve dhe të këmbësorëve në pikën doganore në Kakavijë.

Ndërpjerja do të bëhet për  9 orë, më datë 12.06.2017.

Sipas policisë greke ndërprerja e plotë e lëvizjes do të bëhet nga ora 03:00-12-00, të datës 12 qershor.

Në njoftim thuhet se “sot, më 12 qershor, nga ora 3:00 e mëngjesit deri në orën 12:00 në mesditë, do të mbyllet kufiri shqiptar në Kakavijë.

Lëvizja civile ndalohet tërësisht, me makinë ose me autobuz. Arsyeja e mbylljes së kufiri është përmirësimi i planifikuar nga pala greke, i sistemit të hyrjeve –daljeve kufiare.