​Busquets pas El Clasicos: Jemi dy klubet më të mira të Evropës

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, beson se barazimi i mbrëmshëm kundër Real Madridit ishte rezultati i drejtë për këtë ndeshje, ku, sipas tij, u përballën dy klubet më të mirë në futbollin evropian.
Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Real Madridit, e zhvilluar dje në Camp Nou, përfundoi me rezultat 1:1. Lucas Vazquez i kaloi mysafirët në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë, por Malcomi shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes për ta barazuar rezultatin, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja mes dy klubeve ishte tejet e barabartë, pasi që të dy skuadrat arritën t’i bëjnë nga 11 gjuajtje drejt portës dhe Barcelona kishte epërsinë në posedimin e topin, me 16 për qind më shumë se madrilenët.

Megjithatë, Real Madridi do të kthehet në shtëpi me epërsinë e golin të shënuar si mysafir për ndeshjen kthyese. Busquets e pranon se barazimi ishte rezultat i drejtë dhe pretendoi se nuk pati asnjë skuadër superiore në ndeshjen e mbrëmshme.

“Në përgjithësi, barazimi është i drejtë. Ishte një lojë e barabartë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese. Gjatë ndeshjes, të dy skuadrat kishim mjaftueshëm mundësi për të kaluar në epërsi”, ka thënë Busquets.

“Gjasat për të kaluar në finale janë ende 50-50, edhe pse ne tani do të luajmë në shtëpi të tyre. Nuk ka asnjë favorit në këto ndeshje. Jemi dy klubet më të mira në Spanjë dhe në Evropë”.

Ekipi që do të kalojë në finale të Kupës së Mbretit do të vendoset në ndeshjen kthyese, e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu më 27 shkurt. Vetëm katër ditë më vonë, Barcelona do të kthehet në këtë stadium përsëri, këtë herë në kuadër të La Ligës. /Gazeta Express/

Zjarr Tv Ad