​Kompetencat e qeverisë, Kushtetuesja e shpall të papranueshme kërkesën e Haradinajt

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur sot të papranueshme kërkesën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili kishte kërkuar definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dorëheqjes së tij.

Gjykata nuk ka listuar kompetencat që mund t’i ushtrojë një qeveri në dorëheqje.

“Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme”, thuhet në një njoftim të Kushtetueses, pas seancës shqyrtuese të mbajtur më 4 shtator 2019.Teksti i plotë i vendimit të Kushtetueses:“Objekt i çështjes së kërkesës ishte interpretimi i aktit të dorëheqjes së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe definimi i kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit.Kërkesa bazohej në paragrafin 10 të nenit 93 [Kompetencat e Qeverisë], në lidhje me nenin 113 [Jurisdiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.-

Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme.

Zjarr Tv Ad