Energjia dhe infrastruktura në funksion të zhvillimit ekonomik/ Balluku zbulon planet e së ardhmes

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me përfaqësues të kompanisë Bechtel Energy Houston, në SHBA.

Ministrja bën me dije se takimi ishte shumë produktiv, ku u diskutua për hidrocentralin e katërt, opzimizuesi i kaskadës së Drinit, por jo vetëm.

Balluku shkruan se projekte të rëndësishme që kërkojnë ekspertizë dhe maturi janë pjesë e planeve të së ardhmes.

“Bechtel Energy Houston, SHBA. Një ditë produktive mes dy skuadrave tona. Skavica, hidrocentrali i katërt, optimizuesi i kaskadës së Drinit, nuk ishte e vetmja temë e tryezës. Projekte të rëndësishme që kërkojnë ekspertizë dhe maturi janë pjesë e planeve tona të së ardhmes. Energjia dhe infrastruktura kritike, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, kërkon bashkëpunim dhe sinergji të vazhdueshme me partnerët tanë. Faleminderit Ëalker dhe Ela për mikpritjen!”, shkruan Balluku.

Zjarr Tv Ad