Profesor Tritan Kalo ka bërë një listim, ku sipas tij tregon 10 çështjet se ku dështoi Partia Socialiste gjatë këtyre mandateve të qeverisjes.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kalo rreshton 10 çështje ku ka dështuar Rilindja, teksa përmend, rritjen e rrogave, vendet e reja të punës, legalizimin e kanabisit, largimin e të rinjve nga vendi, bujqësinë, betonizimin dhe çështje të tjera.
Mjeku e mbyll shkrimin e tij duke thënë se duhet shpallur “non grata” e gjithë klasa politike e këtyre 31 viteve.
Postimi i plotë i Tritan Kalos:
KOHË CANNABISIANE….”Çdon populli bën PS/Rilindja dhe jo vetëm ajo”….
1- Nga 300.000 vënde të reja pune “prodhuam” këto 9 vite 600.000 ikanakë.
2- Pagat u rritën teorikisht 40% për çdo mandat, nga maksimumi 6-10 % që u rritën praktikisht.
3- Dënojmë ish-ministrin e brëndshëm për kanabizimin e vëndit më 2016 dhe e legalizojmë atë medicinalisht në 2022.
4- Rreth 70% e të rinjve duan të largohen nga ky vënd dhe ata/ato që mirëarsimohen jashtë vëndit, në shumicë nuku duan të kthehen sepse këtu nepotizmi e militantizmi ua kanë mbyllur dyert e punësimit e mbrothësimit.
5- Lëmë fushat djerë dhe robtohemi të punojmë tokat e botës, sepse plehrat kanë çmime të pa përballueshme mqse DEMON-KRACIJA jonë në këto 31 vite i çoi për skrap Azotikun dhe Urenë e Fierit si dhe Superfosfatin e Laçit.
6- Premtojmë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave, e aprovojmë ligje të reja që ua bëjmë edhe më të pamundëshme pronarëve të ligjshëm t’u hiqet damka “ish-pronarë”.
7- Betonizojmë trashgiminë historiko-kulturore ngado dhe lartësojmë “piramidën përpara monumentit të Skënderbeut” si dhe e “fusim/mbrojmë atë në një rrethim kullash”.
8- “Falim” qindra milionë euro/dollarë nga dhënia e “Shqipërisë 1 euro” të pasurive strategjike nëntokësore si naftë, krom apo bakër, dhe duam t’i kompensojmë ato me “KÇK-të valutore të kanabisit liçensor”.
9- Çrrënjosim të pesë rafineritë e naftës dhe në pamundësi që të përpunojmë naftën tonë të kudondodhur, ne me sytë nga deti presim anijet të na sjellin naftën e përpunuar.
10- Pas çdo përmbytje “betohemi” se do meren masat e duhura në parandalimin e tyre, derisa vjen përmbytja e rrallës për të ripërsëritur të njëjtat premtime, etj, etj, etj….PARATË e PASURITË korruptive të këtyre 31 viteve DEMON-KRACI flasin haptazi, e ato na bëjnë NE, “il poppolo Albanese”, karshillëk e na përqeshin nga lluksi i shfrenuar rreth TEG-ut, në Gjirin e Lalëzit, në Qeparo, në Dhërmi, në Borsh, në Velipojë, në Razëm, në Alpet e Veriut, rrëzë Malit të Dajtit, etj….Nëse duhet shpallur dikush “NON GRATA”, ajo është e gjithë klasa/kasta/glasa politike e këtyre 31 viteve të pseudo-demokracisë….KORRUPSIONI e VJEDHJA, nuku kanë ngjyrë politike….”Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar” (“Rilindja Kombëtare”), “Emrin tënd lart po e mbajmë, veç me gënjeshtra pa zarar” (“Rilindja PS-iste” dhe jo vetëm ajo)….Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit!!!