Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një djalë 10-vjeçar është arrestuar në Lesbos të Greqisë me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme teksa është kapur në flagrancë ndërsa po ndizte zjarr në pyje.
Sipas Protothemës, 10-vjeçari është arrestuar në Lesbos, ndërsa ka pranuar se i ka vënë flakën dy pemëve në zonën e Agia Kyriaki. Megjithatë, edhe më tronditëse është përgjigjja e 10-vjeçarit, e pyetur nga policia se përse i vinte zjarrin.
“Sepse më pëlqen të shoh zjarrfikësit që i shuajnë ,” u tha ai atyre.
Ndaj fëmijës së vogël është ngritur padi ndërsa Prokuroria për të Mitur e ka marrë përsipër rastin dhe po vijon hetimet.