10 vjeçari në Greqi i vuri zjarrin pyjeve: Më pëlqen të shoh zjarrfikësit

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një djalë 10-vjeçar është arrestuar në Lesbos të Greqisë me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme teksa është kapur në flagrancë ndërsa po ndizte zjarr në pyje.

Sipas Protothemës, 10-vjeçari është arrestuar në Lesbos, ndërsa ka pranuar se i ka vënë flakën dy pemëve në zonën e Agia Kyriaki. Megjithatë, edhe më tronditëse është përgjigjja e 10-vjeçarit, e pyetur nga policia se përse i vinte zjarrin.

“Sepse më pëlqen të shoh zjarrfikësit që i shuajnë ,” u tha ai atyre.

Ndaj fëmijës së vogël është ngritur padi  ndërsa Prokuroria për të Mitur e ka marrë përsipër rastin dhe po vijon hetimet.

Zjarr Tv Ad