Meloni mbron Ramën pas emisionit ‘Report’ të Rai3: U linçua se ndihmoi Italinë

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministria Italiane Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

“U linçua Rama sepse ndihmoi Italinë”- tha Meloni, sipas mediave italiane.

Deklarata e kryeministres italiane u bë në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.

“Për emigrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën, por zgjodhën ta linçonin. Organizuan një dokumentar për Shqipërinë në të cilin e portretizonin si një narko-shtet. Solidaritet me Ramën, dhe gjithë popullin shqiptar”, tha më tej Meloni.

Gjatë reagimit të saj nuk mungoi as kritika ndaj emisionit “Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? tha Meloni me ironi duke hedhur poshtë akuzën opozitës por dhe të vetë gazetarëve të Rait se ka ndërhyrë në punën e tyre gazetareske.

Realizuan një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizuan “si një narko-shtet” vijoi më tej.

Duke iu drejtuar kundërshtares politike, sekretares së Partisë Demokratike të qendrës së majtë të opozitës italiane, Elly Schlein tha:

“Na thonë, në Itali e në Evropë, ku duan të jenë: Të na thonë nëse duan të jenë me ne në anën e ligjshmërisë dhe në anën e atyre që luftojnë skllavëruesit, apo nëse duan të jenë në krah të emigracionit masiv të paligjshëm që pasuron rrjetet kriminale. Ia kërkoj këtë në veçanti sekretares së Partisë Demokratike, Elly Schlein, duhet të jetë e qartë për këtë”- nënvizoi më tej Meloni.

“Në thelb mbetet vetëm të çmontojmë çdo zgjidhje strukturore që ne përpiqemi ta zbatojmë për këtë çështje. E bënë parlamentarët e tyre në Europë me marrëveshjen me Tunizinë dhe Egjiptin, E bënë gazetarët e tyre në Shqipëri kundër qendrave që po hapim. E bëjnë disa gjyqtarë militantë në Itali kundër normave për të riatdhesuar më shpejt atë që nuk ka të drejtë të qëndrojë në Itali apo Europë” vijoi më tej.

Kujtojmë që në investigimin e “Rai 3”, u publikuan dokumente dhe informacione që sipas emisionit “Report”, eksponentë të rëndësishëm të qeverisë “Rama” janë të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit.

Sipas investigimit të RAI3 njeriu kyç në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet është Sekretari i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i cili ka mbrojtur më parë njerëz të botës së krimit.

Zjarr Tv Ad