A do të realizohet më shpesh Amnistia Penale? Ja si përgjigjet ministri Taulant Balla.

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një prononcim për mediat, i pyetur për kërkesën të dënuarve për zbatimin më të shpeshtë të amnistisë penale, ka pohuar se nuk dakordësohet me ta pasi tashmë ka një traditë në Shqipëri për zbatimin e amnistisë.

Ajo çka është e rëndësishme ka thënë Balla është që të gjithë ata që kanë përfituar prej saj të mos u rikthehen veprimeve kriminale .

“Unë nuk bie dakord me konstatimin që amnistitë duhet të bëhen më shpesh. E vërteta është që qeveria propozoi këtë vit një amnisti dhe siç e keni parë që ekziston një traditë që asnjëherë nuk ka amnisti të përvitshme dhe ndërkohë amnistia gjithmonë sjell rikthimin në rrugë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale dhe është detyra jonë dhe mesazhi që duhet të japim të gjithë ata që kanë përfituar nga dora e ngrohët e shoqërisë, mendoj se duhet ti vënë gishtin kokës nëse nuk duan të rikthehen atje ku kanë qenë, duhet të zbatojnë ligjin”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad