14 milionë euro shtëpi me ujëvarë brenda, ja ku pritet të banojë Ronaldo në Arabinë Saudite

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Transferimi i Kristiano Ronaldo tek Al Nassr deri në vitin 2025 vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. CR7, pas divorcit nga Mançester Junaitid, do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite me një pagë marramendëse prej rreth 200 milionë euro në vit.

Krahas komenteve, ironive dhe kritikave për zgjedhjen e portugezit, detaje të reja vijojnë të dalin mbi “jetën e re” të Cristiano Ronaldo-s, i cili, siç raporton The Sun, tashmë ka zgjedhur një shtëpi në Riad. Kryeqyteti i Arabisë Saudite përmban lagje të shumta milionerësh.

Nga të gjitha, dy kryesoret si një shtëpi e re e mundshme për Ronaldon dhe familjen e tij duket se janë Al Muhammadiyah, i cili krenohet me një jetë të pabesueshme nate dhe restorantet më të mira në qytet, ose është Al Nakheel, një zonë që përmban shkollat më të mirat ndërkombëtare për edukimin e fëmijëve të tij.

Të dyja zonat janë afër stadiumit të Al Nassr, i njohur dikur si stadiumi i Universitetit të King Saud dhe me një kapacitet prej 25,000 vendesh. Për më tepër, këto janë dy lagje ideale për perëndimorët. Shtëpitë në të dy zonat padyshim që do të mund të kënaqin kampionin portugez.

Një nga shtëpitë e rishikuara nga Sun, është një rezidencë masive me tetë dhoma gjumi, pishinë prehër, dhomë pritjeje me ujëvarë, plus tre vila më të vogla për mysafirët. Opsione të shumta ofrohen edhe për kamarierët dhe shoferët e banorëve. Kostoja: 14 milionë euro.

Zjarr Tv Ad