16 vite burg për postimet në Twitter, amerikani dënohet në Arabinë Saudite

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një qytetar amerikan është dënuar me 16 vite burg në Arabinë Saudite për qëndrime kundër qeverisë në rrjetin sociale Twitter.

Sad Ibrahim Almadi, 72-vjeç, me shtetësi saudite dhe amerikane është arrestuar vitin e kaluar në Riad teksa kthehej në Florida. Djali i tij, ka rrëfyer se prej më shumë se një viti babai i tij mbahet në kushte çnjerëzore në Arabinë Saudite.

Një gjykatë në Riad e ka dënuar 72-vjeçarin me akuzën e destabilizmit të rendit kushtetues dhe financim të terrorizmit. Provat që janë paraqitur në gjykatë, sipas djalit të tij, janë 14 postime në Twitter.

Mes tyre ka kritika ndaj qeverisë për shkatërrim të qytetit antik të Mekës dhe varfërinë e njerëzve në Arabinë Saudite.

Në një postim flitet dhe për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Burri është shpallur fajtor edhe per mos denoncim të terrorizmit, për postime që janë publikuar në internet në një adresë që nuk ishte e tij.

Zjarr Tv Ad