16 vjeçari nga Shkodra gjen portofolin e turistit italian me 6,000 euro, shkon në Polici dhe e dorëzon

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Efektivët e policisë së Shkodrës u shtangën këtë të diel kur në dyert e komisariatit u shfaq një i ri që kërkonte të dorëzonte para. 16 vjeçari, Erind Shkambaj, ishte nisur në mëngjes si çdo fundjavë tjetër për në punë, por rrugës gjeti një portofol në tokë.

Ai i përkiste turistit italian Claudio Perrinella, i cili ishte ndalur në fshatin e Oblikës në Shkodër, ku banon Erindi, për të blerë diçka dhe pastaj portofoli i kishte rënë nga xhepi. Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh.

Bujaria dhe fisnikëria e 16 vjeçarit u shpërblye me 100 euro nga ana e italianit. Erindi tregon për Top Channel se në familjen e tij të gjithë janë punëtorë të thjeshte dhe janë mësuar që çdo gjë ta fitojnë me djersë.

I riu gjatë javës vazhdon shkollën e mesme ndërsa në fundjavë punon si ndihmës kamarier në një prej restoranteve në qytet. Pasditeve stërvitet fort me ekipin e Shkodrës me ëndrrën se një dite do të bëhet portier i madh./topchannel

Zjarr Tv Ad