Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
19 punonjës të kompanisë koreane “Yura”, kanë marrë ndihmën mjekësore pranë Spitalit Rajonal Fier, që nga mbrëmja e djeshme.
Si pasojë e përdorimit të një substance kimike gjatë një procesi të ri disa punonjëse shfaqën probleme shëndetësore, kryesisht acarim lëkure në duar dhe dhimbje fyti.
8 prej tyre sipas njoftimit zyrtar të policisë morën ndihmën mjekësore në Urgjencë dhe në ambientet e kompanisë, ndërkohë që gjatë paradites së kësaj të enjteje 11 të tjerë u paraqiten në Urgjencë.
Sipas nëndrejtorit të spitalit Erblin Dollaku, ato shfaqën shenja të lehta intoksifikimi, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
11 punonjëset u transportuan drejt urgjencës me mjetet private të firmës e cila vijon punën pavarësisht situatës.