19 punonjës në Fier bëhen për spital, shfaqin probleme shëndetësore pas përdorimit të një substance kimike

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

19 punonjës të kompanisë koreane “Yura”, kanë marrë ndihmën mjekësore pranë Spitalit Rajonal Fier, që nga mbrëmja e djeshme.

Si pasojë e përdorimit të një substance kimike gjatë një procesi të ri disa punonjëse shfaqën probleme shëndetësore, kryesisht acarim lëkure në duar dhe dhimbje fyti.

8 prej tyre sipas njoftimit zyrtar të policisë morën ndihmën mjekësore në Urgjencë dhe në ambientet e kompanisë, ndërkohë që gjatë paradites së kësaj të enjteje 11 të tjerë u paraqiten në Urgjencë.

Sipas nëndrejtorit të spitalit Erblin Dollaku, ato shfaqën shenja të lehta intoksifikimi, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

11 punonjëset u transportuan drejt urgjencës me mjetet private të firmës e cila vijon punën pavarësisht situatës.

Zjarr Tv Ad