19 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ 555 të infektuar në total

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi sot dy viktima të reja nga Covid 19, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Llabunishta, duke e çuar në 19 numrin total të viktimave deri tani.

Për momentin në spital janë të shtruar 74 pacientë, ndërsa 15 ndodhen në gjendje të rëndë klinike.
11 prej tyre janë me frymëmarrje të drejtuar dhe gjendja e pacientëve të tjerë është e qëndrueshme.

Sipas ministrisë janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus brenda 24 orësh, duke e çuar në 555 numrin e përgjithshëm të pacientëve me COVID-19.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Kumanova (21), Shkupi (14), Tetova (12) dhe Prilepi (9).

Sa i përket të shëruarve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup, ditën e sotme ka patur tre raste.

Zjarr Tv Ad