Basha: Qeveria të rrisë numrin e testimeve. Çdo ditë e humbur kushton jetë

0
442
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryetari i PD, Lulzim Basha i bën edhe një herë thirrje qeverisë që të bëjë sa më shumë testime për Koronavirusin.

Sipas liderit të opozitës, kjo duhet bërë ër të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

“Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.

Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave.

Sa më pak testime aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad