0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti politik Afrim Krasniqi, nxjerr një deklaratë të kreut të PD, Lulzim Basha, të Tetorit  tw vitit 2020, kur ai kërkonte që kryebashkiaku i Durrësit, të largohej nga Kryesia e PS, pasi ishte shpallur “non-grata” në Amerikë.

Madje, Krasniqi shkruan se tashmë PD, duhet të vendosë për fatin e deputetit të saj, Sali Berisha, i cili është shpallur “non-grata” nga DASH, bashkë me familjen e tij.

Shënimi i analistit Afrim Krasniqi:

LB kishte të drejtë në tetor 2020! Dako s’duhej & s’duhet të jetë në kryesi & përfaqësues në PS. I njëjti rregull vlen për emrat e tjerë në listën e zezë amerikane, në PS, PD, LSI, PSD! Partitë janë institucione kushtetuese dhe me dobi publike, rregullat e tyre të brendshme flasin për integritetin, vlerat, moralin dhe parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për llogaridhënie dhe përgjegjësi, ndaj është koha që ato duhet të kenë sjellje më serioze!

PS duhet të vendosë sa më parë distancimin e saj nga anëtari i kryesisë, PD të vendosë për deputetin e saj, PSD të vendosë për kryetarin e saj, – tri rastet e para politike në listën e zezë amerikane! Koha për politikë (më) të pastër!

Zjarr Tv Ad