2 italianë të vdekur dhe 6 të marrë peng në Sarandë, Spaho ironizon: Maldivet e Europës po dalin në origjinë

0
182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar lidhur me dy ngjarjet e fundit të regjistruara në Sarandë, ku në më pak se 24 orë humbën jetën dy turistë italianë, pasi u aksidentuan nga një automjet me drejtues një 17-vjeçar, si dhe u morën peng 6 të tjerë nga pronari i një banese në qytetin bregdetar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho ka ironizuar duke thënë se “ Maldivet e Europës”, ashtu si dhe kryeministri Edi Rama dhe shumë medie prestigjoze kanë përshkruar Shqipërinë këtë sezon turistik, po dalin në origjinë.

Spaho shkruan se pas reklamave të porositura dhe faturës së paguar nga Giorgia Meloni për turistët që ikën pa kryer detyrimin në restorantin në Berat, Shqipëria ose ashtu si dhe ai i referohet “ Maldivet” po kthehen në origjinë dhe po tregojnë se ne nuk jemi të përgatitur në asnjë aspekt për një bum të tillë turistik.

Postimi i plotë i Spahos:

Sot ne te gdhire nje 17 vjecar i papergjshem nga Maldivet e Europes, vrau dy turiste italiane dhe plagosi dy te tjere, duke ecuar ne rruge si i terbuar me makinen e tij. Me siguri ka qene paksa i hashashuar me hashash per qellime mjeksore.

Me pas vjen ngjarja e meposhteme, ku pronari nga Maldivet e Europes merr peng 6 turiste italiane sepse i kane “shkaterruar” apartamentin. Edhe sikur te jete keshtu, ai duhet te lajmeronte policine dhe jo ti merrte peng.

Sikurse shihni, pas atij fillimi magjepes, me reklama te porositura dhe 80 eurot e Melonit, Maldivet po kthehen ne origjine dhe po cfaqin thelbin, qe nuk jemi te pergatitur ne asnje aspekt per nje bum te tille turistik.

Ngjarjet e mesiperme me kujtojne Mihalin me thike ne goje, kercyer mbi kofonon e makines duke kercenuar biznesmenin spanjoll qe i ktheu mbrapsh kocat, sepse ishin cilesisht poshte pritshmerive te tij. Mihali te pakten kishte vetem llafe, por keta te sotmit te vrasin e te marrin peng edhe kur je ne punen tende.

Sot lexova ne nje shkrim te nje gazete qeveritare, qe Flavio Briattore shprehej qe mund te pushonte ne Shqiperi.

Po more zoteri hajde se na nderon, por ju kur vini ne Maldivet e Europes, pushoni ne vilen qeveritare te Edi Rames, te cilen ai se fundi e quan shtepia ime. Kalo nje here andej nga Mihali ose tek ky i sotmi qe jep apartamente me qera dhe pastaj flasim.

Te fala nga Maldivet!

Zjarr Tv Ad