2 mld euro”! Publikohet programi i Top Story që nuk pa dritën e transmetimit

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Promoja e emisionit ‘Top Story’ që ishte planifikuar të transmetohej të mërkurën në Top Channel, por përplasjet mes redaktorit të programit Endrit Habilaj dhe Presidentes së televizionit, Vjollca Hoxha bënë që gjithçka të anulohej.

Bëhet fjalë për një emission që flet për Oligarkët e Rilindjes Urbane. Në këtë promo paralajmërohet se do të flitej për mbi 2 miliardë euro që janë shpenzuar në vendin tonë për programin e Rilindjes Urbane, 600 milion euroqë shkuan për fasada, sheshe qytetesh që po braktisen dhe projekte problematike.

Postimi

“Oligarkët e Rilindjes Urbane. Shqipëria ka shpenzuar mbi dy miliardë euro për programin e Rilindjes Urbane ndërsa një e katërta e popullsisë jeton ende në varfëri. 600 milion uero shkuar për fasada, sheshe qytetesh që po braktisen dhe projekte problematike…Nga kostot e fryra, punimet e dobëta dhe investime të financuara nga dy herë për të njëjtin shesh…Kush janë përfituesit më të mëdhenj nga torta e Rilindjes Urbane dhe lidhjet me pushtetin. Top Story, të mërkurën, ora 22:30 në Top Channel,”- shkruhej në postimin e faqes Top Story dy ditëm ë parë, por që tani nuk ekziston më në Facebook.

Ç’po ndodh në Top Channel?

Gjithçka nisi pas lajmërimit të stafit të “Top Story” se emisioni do të rikthehej në linjën e mëparshme, e se pas 3 viteve nuk do të shfaqej më si dokumentar investigativ. Sipas një artikulli të publikuar në media e Top Channel, shkruhet se ekipi ligjor është duke përgatitur dosjen përkatëse, për t’jua përcjellë autoriteteve, për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore dhe dëmin që i është shkaktuar kompanisë nga anëtarët e emisionit “Top Story”, duke pretenduar se këta individë kanë përdorur profesionin dhe emisionin, si mjet gjobash dhe kërcënimesh, si dhe kanë keqpërdorur edhe donacione të huaja.

Por nuk ka munguar as dhe një sqarim nga redaktori Endrit Habilaj. Ky i fundit shkruan se ai ka dhënë dorëheqjen më 28 shkurt, pra rreth një muaj më pare, teksa sqaron se emisioni që është anuluar ka temën “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, e sipas tij është realizuar nga Esmeralda Keta dhe që gjithashtu ishte raportuar si projekt tek Bashkimi Europian. Anulimi sipas Habilajt bëhet për shkak të interesave të pronarëve të televizionit kombëtar./Standart

Zjarr Tv Ad