2019, fundi i dekadës fatale për fëmijët

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fëmijët vijojnë të paguajnë më shtrenjtë çmimin e konflikteve që zhvillohen çdo vit nëpër botë.

UNICEF-i apo Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, njofton se prej fillimit të dhjetëvjeçarit që po mbyllet janë konstatuar mbi 170 mijë shkelje me pasoja të rënda për jetën e tyre, duke nisur nga vrasja në luftëra, te gjymtimi e deri te dëbimi me dhunë nga shtëpia.

Drejtoresha e UNICEF-it, Henrietta For, tha të hënën se numri i vendeve në konflikte është më i larti që nga miratimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve tri dekada më parë.

Henrietta Fore: “Konfliktet në botë po zgjatin më shumë, po shkaktojnë më shumë gjakderdhje dhe po marrin më shumë jetë të reja. Sulmet mbi fëmijët vazhdojnë me intensitet ndërsa palët shpërfillin një nga rregullat më themelore të luftës, që është mbrojtja e fëmijëve. Për çdo rast dhune që hap faqet e para të medieve, shumë të tjera nuk raportohen.”

Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2019, rastet e abuzimit të fëmijëve nga Afganistani, në Siri, Jemen dhe diku tjetër, sipas UNICEF-it, e kalojnë shifrën 10 mijë, ndërsa një vit më parë bilanci i vrasjeve, gjymtimit, dhunimit seksual, rrëmbimit, rekrutimit në luftë apo të sulmeve në shkolla e spitale u dyfishuan në 24 mijë.

Organizata bën thirrje që palët në konflikte të ndalin menjëherë sulmet në infrastrukturën civile dhe që shtetet me influencë të ushtrojë ndikim më të fortë për mbrojtjen e fëmijëve në botë.

Zjarr Tv Ad