Putin rrit pagën minimale në Rusi

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak para mbajtjes së fjalimit të 20-të para kombit për Vitin e Ri, presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një mori ligjesh, që përfshijnë rritjen e pagës minimale për 7.5 për qind, përkatësisht në 195 dollarë.

Ligji për pagën minimale parasheh që shuma jo vetëm që duhet të jetë e barabartë me shpenzimet për jetesë në çerekun e dytë të një viti më parë, por edhe duhet të tejkalohet ajo shifër.

Sipas agjencisë së statistikave të Bashkimit Evropian, paga më e ulët minimale deri në muajin korrik mes vendeve të BE-së është regjistruar në Bullgari, 286 euro.

Paga më e lartë minimale në baza mujore brenda vendeve të bllokut evropain ka qenë në Luksemburg, 2,071 euro.

Putin po ashtu ka nënshkruar një ligj që lejon sërish tymosjen e cigares në disa dhoma të caktuara nëpër aeroporte.

Zjarr Tv Ad