22 mln euro energji në nëntor, KESH blen me çmim 200 euro/megavat

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

KESH ka shpenzuar 22 milionë euro këtë muaj për të blerë energji elektrike deri në datën 13 nëntor. Bashkë me faturën e muajve paraardhës, shuma e harxhuar deri tani arrin në 428 milionë euro.

Fatura e blerjes së energjisë elektrike në tregun e huaj është rritur në muajin nëntor. 22.2 milion euro ka paguar KESH këtë muaj për të garantuar rrymë deri në datën 13 nëntor. Për këto blerje janë kryer 3 ankande, ku energjia është blerë me çmim mesatar 200 euro/megavati.

Me këto kontrata, energjia e blerë në treg të huaj këtë vit ka kushtuar deri më tani 428 milion euro.

Por, gjatë kësaj periudhë një pjesë e energjisë është transmetuar edhe nga HEC-et vendase. Kjo ka bërë, që në mungesë të reshjeve niveli i ujit në Fierzë, të arrijë 268 metra, ose 5 metra nën mesataren historike.

Megjithatë kjo fundjavë duket të jetë e mbarë, pasi reshjet pritet të rrisin prurjet në Kaskadën e Drinit, e për të rritet garancia që në ditët e ftohta, rryma të mos mungojë.

Ndërkohë, qeveria dhe KESH po investojnë për energji alternative me impiante diellorë dhe eolikë, dhe po përgatiten të vënë punë dy TEC-e lundruese.

Zjarr Tv Ad