22-vjeçarja lë në rrugë foshnjën dhe ik, kalimtari e gjen vajzën të braktisur në zonën e Golemit

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një foshnjë disa javëshe është gjetur ditën e sotme në Golem. Sipas informacioneve praprake mësohet se foshnja 2-muajshe është gjetur e braktisur në nëj lagje të Golemit.

Ka qenë një kalimtar i rastit ai i cili ka pikasur foshnjën. Fatmirësisht foshnja (vajzë) është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në pediatrinë e qytetit të Durrësit.

Ndërkohë, policia ka identifikuar nënën që e ka braktisur dhe po punon për kapjen e saj.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.

Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad